Zonja e Parë e Malit të Zi kritikohet për veshjen, reagon Milatoviç: Nuk ka të bëjë me trupin, por me tekstilin

Zonja e Parë e Malit të Zi kritikohet për veshjen, reagon Milatoviç: Nuk ka të bëjë me trupin, por me tekstilin

Milena Milatoviç dhe presidenti Jakov Milatoviç

Milena Milatoviç, bashkëshortja e presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, u bë kryefjala e mediave për shkak të kritikave që mori në Twitter për veshjen e saj gjatë një fjalimi në Cetinje me rastin e Ditës së Shtetit të Malit të Zi.

Ajo është shfaqur me një fustan të gjatë të verdhë i cili i ekspozonte gjoksin e saj. Në rrjetet sociale ka pasur reagime kundër dhe pro veshjes së bashkëshortes së Milatoviçit.

“Kjo vërtet nuk i përshtatet Zonjës së Parë”, “A është parë në pasqyrë para se të dilte nga shtëpia?”, “Çfarë elegance. Të tregosh thithat është e drejtë”, “Pak vulgare për zonjën e parë”, ishin disa komente në Tëitter.

Gkithashtu, Milatoviç nuk ka rezistuar pa u dhënë një përgjigje të gjithë kritikësve të saj.

“Më duhet të zhgënjej publikun në Twitter. Nuk ka të bëjë me trupin, por me tekstilin”, shkroi Milatoviç.

Milena është drejtoreshë e financave dhe çështjeve ekonomike në sistemin e transmetimit elektrik të Malit të Zi. Çifti ka tre fëmijë, Sara, David dhe një vajzë më të vogël, Ana, e cila lindi në mes të shkurtit të këtij viti. 

S.S/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja