SIRI - Kur e gjithë Siria është në kaos nga përdorimi i armëve kimike dhe po përballet me ultimatumin e SHBA për të ndaluar përdorimin e këtyre armëve, në rast të kundërt do të ndërhyhet ushtarakisht, bashkëshortja e Presidentit sirian Bashar al-Assad po përpiqet që t’i shesë botës një tjetër imazh.

Ajo ka postuar në rrjetin social Instagram fotografi duke buzëqeshur dhe përqafuar në rrugë persona të ndryshëm.

Zonja e parë e Sirisë po përpiqet t’i tregojë botës një version alternativ dhe ndryshe të ngjarjeve që aktualisht po ndodhin në Siri.

Nuk është vetëm vdekje,bombardime dhe luftë, por ka edhe momente paqeje dhe lumturie, sipas bashkëshortes së Assad-it.

Përdorues të rrjetit Instagram, pasi kanë parë fotot e postuara në Instagram nga znj.al-Assad, e kanë quajtur hipokrizi veprimin e saj, kur dhjetëra e mijëra fëmijë kanë humbur jetën ë luftën dy vjeçare të Sirisë.

Deri më sot, më shumë se 100 mijë burra, gra dhe fëmijë kanë humbur jetën dhe gati 2 milionë sirianë janë larguar nga vendi pasi filloi konflikti në Siri në mars të vitit 2011.

(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)