"Zonja e zezë", Nexhmija fut në
sherr Ramën dhe Berishën 

sherr Ramën dhe Berishën ">
TIRANË - Ndonëse kanë kaluar 25 vjet nga rrëzimi i regjimit komunist sërish e shkuara është kthyer në debat politik në parlamentin shqiptar. Ish-kryeministri duk iu drejtuar shefit të qeverisë Edi Rama tha se ishte ai që porositi daljen në ekran të Nexhmie Hoxhës të cilën Berisha e cilësoi si dorën e zezë kriminale. Kryeministri Rama i ka kujtuar Berishës se nuk ishte ai që solli demokracinë e madje tha se ishte Sali Berisha që adhuronte gratë e reja të asaj kohe dhe ka bërë çdo përpjekje për t’u afruar me drejtuesit e pushtetit të diktatorit.

Debatet
 

Berisha: Nxore korbën e zezë të shqiptarëve në një emision televiziv prej 3 orësh. Ky që është pas meje ka vite të tëre jete që donte të bëhej si djali i shtëpisë së tyre e nuk u bë dot. Vlerë ka kjo, që ishte një akt i papërgjegjshëm i turpshëm, nxjerrja e zonjës së zezë, Nexhimje Hoxha është, që t’ua sqaroj atyre që nuk e dinë, është dora e zezë, kriminele, pothuajse e të njëjtit kalibër me të shoqin pasi pas debilosjes së të shoqit nga sëmundja që kaloi në 1972-74, pasi u debilos, lexoni po të doni memorjet e sekretarit të Enverit, cfarë thotë, cdo gjë që thoshte ky i debilosuri e redaktonte Nexhmija si deshte, pra nga 74-84 sa vdiq Enveri ishte Nexhmija, të tëra pushkatimet, spastrimet janë vepër e Nexhmijes që zotëria e nxjerr nga sënduku, pasi shpërndau nga varrezat e dëshmorëve që i përdhosi me fotot e Enverit tani nxjerr Nexhmijen për të mbrojtur krimet të shoqit dhe të vetat, kjo nuk mund të ndodhte në prag të vizitës së Kerryt. Harxhoje orë të tëra me karafil në dorë te muret e muzeut e dinë të gjithë këtë, pyesni punonjësit e muzeut.
 
Rama: Ndërkohë që të gjithë prisnin të flisnin për Byronë e Hetimit, ti flet për byronë Politike. Nuk e kuptova cfarë pate për këtë rrëshkitje në të kaluarën, por të takonte që të korrigjoje vetveten dhe të mos merrje një gjobë të madhe për gënjeshtrat, siç propozove herën e shkuar. Vetëm t’i mund të flasësh në një fjalim edhe për Nexhmien, edhe për John Kerryn. Askush tjetër nuk e bën në botë

Debilosje? Ku do të dalësh, duke e dëgjuar nga goja jote më ngjalli kureshjtje. Pse i bën këto? Ku do të dalësh? Se nuk ke asnjë respekt për popullin tënd kujton se janë dele ti marrësh ti cosh nga të duash.
 
Berisha: Unë në periudhën kur kam qenë kardiolog në spital i kam shërbyer të gjithë shqiptarëve, përveç Enver Hoxhës, nga të burgosur në anëtarë të byrosë politike. Kam refuzuar në mënyrë kategorike të jem mjek personal i ndonjërit prej tyre. Këtë e di shumë mirë. Në atë kohë nuk ishte e thjeshtë, por dua të them…mjek personal do të thotë tjetër gjë. Mjek personal do të thotë të merrje rrogën në grupin e tyre. Kurrë dhe asnjë ditë të vetme. E kam refuzuar në mënyrë të prerë, sepse isha i apasionuar në punën time në spital. Nuk kam marrë rrogën në asnjë grup përveçse rrogës sime. Më pas më është dhënë mundësia të shoh firmat e Vito Kapos në ekzekutime njerëzish. Ty me Bushatin të bashkojnë krimet familjare. Përsa i përket fjalëve që i thua ti, do të them kaq: me valixhe druri apo hekuri, parajsën e etërve tuaj ua bëmë copë e çikë

Rama: Kjo është e papranueshme. Nuk do të kisha folur fare, nëse ju nuk do të kishit bërë marrëzinë që t’i binit ndesh vetes suaj, duke e kthyer në akuzë dhe shpifje për ne. Në qoftë se do të thoshit ky është drafti, - siç është dhe e vërteta, - por tani jemi dakord që të vazhdojmë procesin siç thoshim ne, nuk kishim pse bënim debat, por debatin e shkaktoni ju. Pa pasur fare nevojë, hidheni prapë në sulm. Kjo është e papranueshme. Prandaj Sali çohu këtu dhe thuaj të vërtetën për Byronë Kombëtare të Hetimit. Lëre Nexhmijen se ti ka shpjeguar Andi Bushati aq mirë çështjet e Nexhmijes dhe të tjerëve në bllok, - është edhe dëshmitar okular i përpjekjeve të tua me valixhe druri, thotë ai, - dil këtu dhe thuaji shqiptarëve të vërtetën. Mos bëj gabimin të gënjesh prapë, sepse do të ballafaqoj me fakte të shkruara që pastaj, jo të tërhiqesh siç thua ti, - se për t’u tërhequr, ti nuk tërhiqesh kurrë, je si ai që se lë muri, - por të provohet edhe një herë tjetër se keni thënë gënjeshtra, gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra.
 
Berisha: Lidhur me Nexhmien dhe citimin që i bëre Bushatit. Nëqoftëse ti dhe Bushati jeni krenar më të shkuarën tuaj në bllok kjo do të thotë kapitalizim moral i krimit dhe kjo është e tmerrshme. Nëqoftëse Bushati dhe ndonjë tjetër ka shprehur krenari në një kohë kur baballarët  tyre kanë thyer kocka njerëzish, kanë krijuar drama e fatkeqësi të mëdha njerëzore.
 
Rama:  Për pjesën tjetër, unë nuk dua t’i hyj më gjatë historive me gratë e rinisë tënde, Nexhmijen, Viton, se as i kam njohur dhe as i kam takuar ndonjëherë. Kanë qenë gratë e rinisë tënde, të adhuruara sigurisht. Diku mundeshe, diku s’mundeshe, diku ta hapnin derën, diku s’ta hapnin, por që u rrije tek dera, kjo është një dëshmi që ti nuk ke përse e mohon. Andi Bushati nuk bëri zgjedhje që të lindte aty, po ti ç’deshe që u turre aty me kokë? Kishe nevojat e tua, ambiciet e tua si komunist i ri, që doje të rriteshe në hierarkinë e Partisë së Punës, t’ju jepje atyre gjithçka, t’ju jepje në dispozicion që të gjitha, t’ju rrije me veshin tek zemra dhe të shihje në ju rrihte mirë apo keq, ti axhustoje zemrën. Edhe mos e thuaj që nuk ke pranuar të bëhesh mjeku personal, se e di sa keq dukesh apo jo. Nuk munde të bëheshe, edhe ata kishin arsyet e tyre, mesa duket, por ti nuk ke pse thua s’kam pranuar. Ndërkohë që nuk kuptoj ku ishte lidhja mes valixhes së drurit dhe të parëve të tu e të parëve tanë. Nuk e kuptova këtë, pse druri të kujtoi stërgjyshin. Ndërkohë që ajo është një metaforë për të treguar se me çfarë zelli, pasioni, dashurie për partinë, me çfarë adhurimi për shokun Enver, për shokun Hysni, për shoqen Vito, për shoqen Nexhmije, për shokët dhe shoqet me radhë, ti ke bërë gjithçka. Llogarite, ke bërë xhiro me varkën e Sulo Gradecit, i ke rënë liqenit rreth e rrotull, vetëm që të shihje nga larg  Nexhmijen kur dilte atje të ndente rrobat.

Ti mund të thuash sot se i flisje djalit të Nexhmijes kundër Partisë së Punës. Edhe këtë e thua ti, por fakti është që këto nuk është se ty ti thotë njeri. Ti kapesh vetë. Ti bën sikur je heroi që shpëtove  Shqipërinë nga komunizmi, ndërkohë që të gjithë e dinë se çfarë roli pate ti, sesi u fute ti në atë lëvizje dhe sesi e morë më qafë Partinë Demokratike. Të të kujtoj Viton Kapon, thua se nuk e dija që Vito bënte krime dhe i pashë më vonë, prandaj qaja kur vdiq Hysni Kapo dhe ja bëra Vitos, fustanin qull me lot, ç’na gjeti! Këto janë gjëra që ti i ke bërë e nuk t’i përmend njeri, por ti e kërkon vetë, bën sikur ke ardhur nga hëna këtu, me shpatë që të na shpëtosh nga komunizmi. Ajo që sot ka rëndësi është që ti je edhe një herë tjetër, një gënjeshtar profesionist, i pashërueshëm dhe që Partia Demokratike është një organizatë pa kokë, me një lider në shtëpi dhe me një kryetar që rri aty dhe e merr ti përdore, për takime me prindër.

Berisha: Sëmundjet janë sëmundje dhe Sali Berisha është mjek ndër të tjera, zotëria është një gënjeshtar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv