Prifti 71-vjeçar John Micheal O'Neal pretendon se Perëndia, qëndronte në Parajsë si një figurë e ngrohtë mëmësore. “Prania e saj ishte aq e këndshme dhe inkurajuese, kishte zë të butë dhe qetësues”, - tha ai, duke shtuar se nuk ka asnjë problem për të që Zoti është femër, sepse “Ajo është gjithçka për të cilën ka shpresuar, madje edhe më shumë”.
Mjekët besojnë se pas vdekjes klinike që ka kaluar, prifti ka pësuar disa dëmtime në tru, fakt ky që shpjegon edhe deklaratat e tij, të konsideruara “absurde” nga katolikët e devotshëm.
Sidoqoftë, prifti 71-vjeçar do të përhapë zërin për “Nënën e Shenjtë” pa marrë parasysh se çfarë mendojnë për këtë kolegët e tij.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)