Visjan Ukcenaj aktori i cili është bërë i njohur për publikun nga "Apartamenti 2xl", është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Jona ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e ka dhënë vetë aktori me një postim në ‘Instagram’ ku shpreh emocionet.
Aktori në profilin e tij në ‘Instagram’ shkruan, "Mbrëmë Jona solli në jetë Djalin tonë. Zoti na bekoi me një Engjëll. Jam i lumtur që e ndaj dhe me ju Gëzimin më të madh të jetës . Këtë gëzim që asnjë prind nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Këtë gëzim që i jep kuptim jetës".
Pak kohë më parë aktori ka treguar edhe momentin e veçantë sesi e mori vesh gjininë e bebit. “Kur shkuam për të marrë vesh gjininë, Jona tha do të ta bëjë surprizë, po prisja tek makina dhe Jona shkon tek klinika. Del nga klinika edhe shkojmë diku blejmë një dhuratë. ‘Do blejmë një dhuratë dhe kur ta hapesh dhuratën do kuptosh menjëherë çfarë gjinie është’, tha Jona. Pasi e bleu dhuratën unë e mora dhe i thashë: ‘Pra zemër kuptohet menjëherë çfarë gjinie është sa ta hap?’, tha po, më dha dhuratën dhe tha tani do ta filmojë. E marrë unë e kap dhe kur e shoh ishte diçka rozë edhe ngriva. Ajo më tha që e kisha mbrapsht dhe pasi e kthej shoh një palë këpucë ngjyrë blu që kuptova që ishte djalë. Pastaj u përlota, sigurisht të njëjtën gjë do bëja dhe po të ishte vajzë”, tregoi Visjani.