Zotkaj 5 vite burg, Kapllanaj 2
Artur Bardhi me tre emra 

Zotkaj 5 vite burg, Kapllanaj 2<br />Artur Bardhi me tre emra 
Krahas deputetëve, probleme me ligjin kanë patur edhe disa nga drejtuesit e njësive vendore. Të paktën katër kryetar Bashkie, sipas formularëve të vetëdeklarimit të cilët janë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë bërë burg. Sipas këtyre të dhënave, bie në sy dënimi i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj me 4 vite e 10 muaj burg për disa vepra penale.
 
Zotkaj është dënuar 3 herë. Me 3 vjet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga gjykata e Korçës, vepër që përbën krim. Për kundërshtim të punonjësit të policisë është me 10 muaj nga Gjykata e Skraparit në vitin 2001. Është dënuar edhe nga Gjykata e Tiranë me 1 vit burg në vitin 2002.
 
Artur Bushi, kryetar i Bashkisë Krujë, i padënuar, por dy herë është arrestuar nga policia italiane si i dyshuar për trafik narkotikësh, por i shpallur i pafajshëm.
Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, një ndër më të akuzuarit nga ana e opozitës si i dënuar për trafikim lëndësh narkotike, deklaron se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.

Megjithëkëtë, Bushi thotë se është arrestuar për këtë çështje, por është shpallur i pafajshëm. Pyetjes nëse ka vuajtur ndonjë dënim të formës së prerë nga ndonjë gjykatë brenda apo jashtë vendit, Bushi i është përgjigjur me “Jo”. Ai deklaron se në 12 qershor 2010 është arrestuar në Itali si i dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike, por është liruar nga Gjykata me kërkesë të Prokurorisë në 24 korrik të po këtij viti.

Bushi deklaron se hetimet kanë vijuar deri në 30 mars 2011, dhe në këtë datë janë mbyllur nga prokurori, ku ai është liruar nga të gjitha akuzat si person që nuk ka lidhje me ngjarjen. Për këtë ngjarje, Bushi ka publikuar vitin e shkuar edhe dëshminë e penalitetit të marrë nga Ministria italiane e Drejtësisë, ku rezultonte i padënuar.

Në vetëdeklarimin e tij, Artur Bushi thotë se është ndaluar për verifikim në vitin 1996 në Itali, por është liruar menjëherë.
 
Artur Bardhi, Kryetar i Bashkisë Kurbin nuk është dënuar asnjëherë, por ka përdor 3 emra të ndryshëm, Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi, por që nuk janë deklaruar asnjëherë.
 
Elvis Rroshi, Kryetar i Bashkisë Kavajë, është dënuar me gjobë në vitin 2000 nga Gjykata e Kavajës, vepër që përbërn krim dhe kundravajtje penale. Gjithashtu ai përdor edhe emrin Ervin (Rroshi).
 
Agron Kapllanaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër është dënuar nga Gjykata Italiane për veprën penale “Pezullim i kushtëzuar” në vitin 1995. Kapllanaj është dënuar nga Gjykata e Firences, në Itali, me 2 vite burg dhe 200 euro gjobë vitin 2003, për shkelje penale në vitin 1995.
 
Formularët vetëdeklarues të Kryebashkiakëve
 
Agron Kapllanaj - Kryetar i Bashkisë Mallakastër, i dënuar.
 
I dënuar në Itali me 2 vite burg dhe 200 euro gjobë vitin 2003 nga një gjykatë në Firenze, Itali, për shkelje penale në vitin 1995.
 
Adriatik Zotkaj- Kryetar i Bashkisë Poliçan i dënuar 3 herë me 4 vite e 10 muaj burg.
 
-- 3 vjet burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
 
-- 10 muaj burg për kundërshtim të punonjsve të policisë, kundravajtje penale.
 
-- 1 vit burg për abuzim me detyrën dhe falsifikim.
 
Artur Bardhi - Kryetar i Bashkisë Kurbin, i padënuar
 
Ka dhe tre emra të tjerë Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi.
 
Artur Bushi - Kryetar i Bashkisë Krujë, i padënuar.
 
-- I shoqëruar nga Policia italiane në vitin 1996 për verifikim.
 
-- I shoqëruar nga Policia italiane në 13.06.2010 deri në korrik 2010 dhe nën hetim deri në 30.03.2011 si i dyshuar për trafik droge. Gjykata pushon hetimet, Bushi lirohet nga akuzat.
 
Elvis Roshi - Kryetar i Bashkisë Kavajë, i dënuar.
 
I dënuar me gjobë në vitin 2000 për kundravajtje penale.
 
I dënuar nga Gjykata e Mynihut në Gjermani në vitin 2002. Nuk shpjegon arsyet e dënimit.
 
I ndaluar në vitin 2013-ë nga Prokuroria e Kavajës për goditje për shkak të detyrës. Gjykata e quan të pavlefshëm ndalimin.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës