Zv. Drejtori i FMN-së: Shqipëria,
përparim në uljen e varfërisë

Zv. Drejtori i FMN-së: Shqipëria,<br />përparim në uljen e varfërisë<br>
Në përfundim të vizitës së tij në Shqipëri, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Tao Zhang bëri një deklaratë për mediat, ku përgëzoi Shqipërinë në progreset e bëra në luftën për uljen e varfërisë.

“Ishte një kënaqësi për mua të vizitoja Shqipërinë për herë të parë si zv.Drejtor i Përgjithshëm i FMN-së. Unë pashë një vend që ka bërë përparim domethënës në uljen e varfërisë, në ruajtjen e stabilitetit dhe në zhvillimin e ekonomisë. Kjo gjë është arritur falë reformave të rëndësishme të zbatuara nga Shqipëria.

“Në bisedimet me autoritetet, unë theksova se ky është momenti për të përshpejtuar reformat. Ekonomia botërore është në një fazë rritjeje. Kjo përfshin Europën, ku inflacioni dhe normat e interesit janë të ulëta. Megjithatë, këto kushte kaq të favorshme të mjedisit të jashtëm nuk do të zgjasin përgjithmonë. Kështu që tani është koha për të ndërmarrë reforma dhe për të ndërtuar mburoja më të forta ekonomike dhe financiare.

“Unë gjithashtu diskutova me autoritetet politikat për të rritur potencialin e rritjes ekonomike të Shqipërisë.  Këto përfshijnë përmirësime në infrastrukturë, arsim dhe në klimën e biznesit, sidomos në forcimin e shtetit ligjor. Ulja e borxhit publik është një objektiv i rëndësishëm që mund të arrihet duke forcuar menaxhimin e financave publike dhe sistemin tatimor.

“Në përfundim, unë dua të falenderoj Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe të gjithë zyrtarët e tjerë për mikpritjen e ngrohtë dhe për mundësinë që të njihem më shumë me trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të Shqipërisë.”

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen