Drejtuesit e lartë policorë të të dy vendeve evidentuan nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit ndërmjet Policisë Shqiptare dhe Policisë Zviceriane në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve e trafiqeve, kjo në kuadër edhe të marrëveshjes ekzistuese në fushën e bashkëpunimit policor mes dy vendeve.
Njëherazi u evidentuan edhe çështje në interes dypalësh, ku ky bashkëpunim dhe shkëmbimi i informacionit do të intensifikohen edhe më tej, si në fushën e falsifikimit të parave, krimit kibernetik dhe terrorizmit.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
