Zv/kryeministri i Turqisë viziton
Kosovën, takim me Thaçin në Prizren

Zv/kryeministri i Turqisë viziton<br />Kosovën, takim me Thaçin në Prizren
Pas vizitës në Tiranë, një delegacion nga Asambleja Kombëtare e Kuvendit të Madh të Turqisë, të kryesuar nga zëvendëskryeministri Turqisë, Emrullah İşler do të qëndrojë sot edhe në Kosovë.

Në orën 11:45, ky delegacion do të ketë një takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili takim do të mbahet në kabineti e Kryetarit.

Takim do të ketë edhe me Komisionin për Integrim Evropiane, dhe kjo do të realizohet në Kuvendin e Kosovës në sallën S-2 në orën 15:00.

Ndërsa, nesër gjatë orëve të pasdites, zëvendëskryeministri i Turqisë Emrullah Işler bashkë me delegacionin e tij do të marrë pjesë në festën e Turqve të Kosovës, e cila organizohet nga Partia Demokratike e Turqve të Kosovës.

Delegacionit të Turqisë do t’i bashkëngjitet edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ku të gjithë do të takohen në Hotel LuxoryPalace, në Prizren në orën 18:30./Kosovapress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike