Zv/ kryeministrja e PD në qeveri, Ledina Mandija ka deklaruar se marrëveshja mes Ramës dhe Bashës nuk e përcakton mënyrën e funksionimit të ministrave teknikë kur bëhet fjalë për largimin nga detyra, ndërsa shton se përfundimi i detyrës së ministrave teknikë është çështje ditësh pasi të përmbyllet rezultati i monitorimit të zgjedhjeve.
“Marrëveshja politike nuk përcakton mënyrën e funksionimit të ministrave teknikë. Ndërkohë që Kushtetuta e shpreh qartë se si kryhet emërimi dhe shkarkimi i ministrave. Prandaj do t'i qëndrojmë korrekt Kushtetutës.
Përfundimi i detyrës së ministrave teknikë është çështje ditësh, pasi të përmbyllim rezultatin e monitorimit” tha ajo në RTSH përballë gazetarit Lufti Dervishi.
Në vijim të intervistës, Mandija u shpreh se nuk e ka takuar asnjëherë kryeministrin Rama, ndërsa e mbështet nisëm e tij për reformimin e administratës, pasi është e politizuar.
“Kam bashkëpunuar me sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë, ndërsa kryeministrin nuk e kam takuar asnjëherë.
Procesi i monitorimit ishte i vështirë për t'u realizuar. Administrata jonë është e politizuar, ka nepotizëm dhe paaftësi. Jam dakord që duhet të reformohet.
Sekretarët e përgjithshëm të ministrive, ku u emëruan ministrat teknikë kane qenë pengesë. Kanë krijuar artifice të panevojshme në mënyrë të vullnetshme” tha ajo.
Gjithashtu, Mandija thekson se është shkelur ligji për emërimet. “Ka patur ministri që kanë raportuar se nuk janë kryer punesime dhe nga ana tjetër jam vënë në djeni që janë bërë punësime. Kam dërguar grupe kontrolli dhe ka rezultuar që gjatë fushatës ka patur punësime” përfundoi ajo.
Mes ministrive që kanë punësuar gjatë administratës është edhe ajo e Arsimit, ku Karabina punësoi në sektorin e redaktimit gjuhësor, Valter Meshin, i cili njihet si një nga militantët më të dhunshëm të Partisë Demokratike.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com