TIRANË - Gjatë ditës së sotme Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj do të presë Zv/Kryeministren dhe Ministren e Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Serbisë, Zorana Mihajloviç dhe delegacionin që e shoqëron në vizitën e saj zyrtare një ditore në Tiranë.

Kjo vizitë realizohet në kuadër të nismës së Berlinit për nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Pas takimit të dy delegacioneve, palët do të dalin me një deklaratë të përbashkët për shtyp. Deklarata mbahet në orën 10.30 në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)