Zv/Kryeministrja Mesi:Kemi ulur
barrën burokratike në administrata

Zv/Kryeministrja Mesi:Kemi ulur<br />barrën burokratike në administrata<br>
Po zhvillohet në Paris Konferenca e Ministerialit të SIGMA-s “Mirë-qeverisja publike – ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve”, me pjesëmarrës nga rëndësishëm nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), nga Bashkimi Evropian (BE), anëtarë të ndryshëm të përfaqësive diplomatike dhe vendet partnere të SIGMA-s.

Shqipëria përfaqësohet nga Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi.

“Vendi ynë ka avancuar dhe po bën përpjekje maksimale për ta bërë administratën publike më të thjeshtë për çdo qytetar e sipërmarrës duke ulur bindshëm barrën burokratike dhe thjeshtëzuar ndjeshëm procedurat”,tha Zv/Kryeministrja Mesi gjatë konferencës.

SIGMA (Mbështetje në Përmirësimin e Qeverisjes dhe Menaxhimit) është një iniciativë e përbashkët e OECD dhe BE, e cila ka fokus kryesor forcimin e themeleve të përmirësimit të qeverisjes publike, me qëllim mbështetjen ndaj zhvillimit socio-ekonomik.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring