Zv.kryeministrja Mesi pret
delegacionin SINO-CEE Fund

Zv.kryeministrja Mesi pret<br />delegacionin SINO-CEE Fund
Zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka pritur sot në një takim delegacionin e SINO-CEE Fund, të kryesuar nga Jiang Jianqing, që është dhe kryetar i fondit.

Takimi është njoftuar nga vetë zv/kryeministrja Mesi, e cila shkruan në faqen e saj në Facebook se është diskutuar klima e mirë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Më tej, ajo shton se ka theksuar nevojën e rritjes së ndërveprimit në fusha prioritare si infrastruktura, energjia, bujqësia dhe turizmi.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me delegacionin përfaqësues të SINO-CEE Fund, kryesuar nga Jiang Jianqing, kryetar i këtij fondi, i cili ka për qëllim të promovojë investime afatgjata dhe të qëndrueshme.

Gjatë takimit u diskutua mbi klimën shumë të mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjithashtu, u theksua nevoja e rritjes së ndërveprimit në fusha prioritare si infrastruktura, energjia, bujqësia dhe turizmi. Shpreha gatishmërinë e qeverisë shqiptare për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë”, shkruan Mesi.

SINO-CEE Fund është pjesë e platformës së re ekonomike të krijuar në Kinë për bashkëpunimin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, themeluar në nëntor të vitit 2016.

senida mesi
(Senida Mesi gjatë takimit)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com



  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme