Zv/ ministrja e Financave në Report Tv analizon arritjet dhe problematikat në tregun e punës në muajt e fundit/Video

TIRANE-Danja Sorensen, zv/ministre e Financave në kabinetin “Rama II” ishte e ftuar në studion e Report Tv për të folur për nivelin e papunësisë, që sipas INSTAT është ulur në nivelin historik në 11.5%. Sorensen u shpreh se punë ka, por nuk ka profesionistë dhe kërkesat e shumë kompanive nuk arrihet që të plotësohen.

"Gjysma e vendeve të punës që kërkohen nga biznesi janë të lirë, pasi kërkohen kualifikime të larta. Një industri që mund të punësonte pa fund është ajo e 'IT'-së, ka kërkesa shumë të larta për programues" tha ajo. Por kush janë zonat që kanë më shumë probleme me papunësinë në vend? "Zonat verilindore kanë vështirësi më të madhe për integrimin në tregun e punës" u shpreh  Sorensen.

Në fund ajo foli edhe për marrëveshjen që u miratua me Kanadanë për cështjen e pensioneve të shqiptarëve që kanë punuar atje duke shpjeguar "Nëse një shqiptar ka jetuar 10 vite në Kanada përfiton një pension rezidencial, nëse ka qenë 20 vite i lind e drejta që ta eksportojnë, këtë pension ta marrë me vete" theksoi zv/ministrja e Financave.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion