Milva Ekonomi
Tiranë, 2 Shkurt / ATSH -  Zv Ministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi në një konferencë për shtyp  sot pasdite , ka riktheksuar vendosmërinë e qeverisë lidhur me luftën ndaj  korrupsionit te bluzave të bardha , pas prezantim gjatë paradites së platformës ku do mund të denoncohet korrupsionin online.
"Ftojmë të gjithë qytetarët" u shpreh Ekonomi në fjalën e saj, "të denocnocojnë çdo rast, tentative apo orvatje nga ana e bluzave të bardhava në adresën "www.stopkorrupsionit.al".
"Jemi të vendosur" vijoi zv ministrja "ta çojmë deri në fund këtë luftë".
Çdo denoncim qe qytetaret do te bëjnë ne faqen stopkorrupsionit.al,  do te ndiqet jo vetem nga qendra operacionale, por nga kryeministri, ministri përgjegjës dhe departamenti  anti-korrupsion dhe brenda 30 ditëve çdo ankese do te marre përgjigje zyrtare.
Nga ana tjetër zv ministrja Milva Ekonomi ka informuar dhe siguruar mbarë opnionin publik  se lidhur me gjëndjen gripale që ka mbëthyer vëndin tonë, shërbimi shëndetsor në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza është i hapur 24 orë.
/k.m/f.n/