/ATSH-Gjergji Mima/ -Zv/ministrja e Integrimit Europian, Erisa Xhixho, ishte e pranishme sot në aktivitetin "Shkolla me dyer të hapura", i organizuar nga gjimnazi "Ismail Qemali" me rastin e ditës së lojërave olimpike.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin, zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, Kryetari i njësisë bashkiake nr.2, Elez Gjoza, Drejtoresha e gjimnazit "Ismail Qemali", Alma Laze dhe përfaqësues nga policia e shtetit.
Zv/ministrja Xhixho vuri theksin tek rëndësia e përfshirjes së të rinjve në këto aktivitete, pasi qasja e re e qeverisë shqiptare, që institucionet arsimore të funksionojnë si qendra komunitare, na ngarkon të gjithëve me përgjegjësi.
"Sistemi arsimor shqiptar ka nevojë për shkollat komunitare, sepse fëmijët dhe të rinjtë kanë nevojë për më shumë mundësi dhe mbështetje që të kenë sukses në studimet dhe veprimtaritë e tyre brenda dhe jashtë orarit mësimor. Ky model funksionon në moton e të punuarit së bashku për një qëllim të përbashkët", tha zv/ ministrja e Integrimit Europian.
Duke shprehur kënaqësinë e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, zv/ministrja Xhixho theksoi se Shqipëria është sot një vend kandidat për në Bashkimin Europian dhe ky rrugëtim nuk mund të realizohet pa të rinjtë, pa ëndrrat e tyre, pa dëshirën e tyre për t'i bërë ato realitet.
Drejtoresha e gjimnazit "Ismail Qemali" falënderoi veçanërisht Ministrinë e Integrimit Europian për mbështetjen e dhënë pasi ajo mban në mënyrë simbolike edhe çelësin e këtij gjimnazi.
Aktiviteti më pas vijoi me lojëra të ndryshme si, maratona e vrapit, ndeshje volejbolli dhe basketbolli, lojra popullore dhe gjimnastikë, të cilat u zhvilluan nga nxënësit e shkollës.
/Shqiptarja.com