Zv/Rektori Arben Llozi: Shupo
mashtron, ka veton për emërimin

Zv/Rektori Arben Llozi: Shupo<br />mashtron, ka veton për emërimin
TIRANE - Kërkesat për vende pune të propozuara nga dekani i Fakuletit të Muzikës Sokopl Shupo kanë krijuar konflikte të brendshme me drejtuesit e Univesitetit të Arteve. Dekani i Fakultetit të Muzikës, Sokol Shupo nuk pranon të përgjigjet për mënyrën e emërimit të pedagogëve dhe shpalljes së konkursit për vendet e reja të punës. “Nuk mund të flas unë për vendet e punës. Unë nuk kam asgjë në dorë, s’kam si të jap përgjigje zyrtare. Ai që vendos për to është rektori. Mirëpo përgjgjia e Shupos duket se nuk ka qenë aspak korrekte, kur vërejmë se në faksimilet e të gjitha vendimeve zyrtare është firma e tij si një vendimmarrës i rëndësishëm në emërimet e pedagogëve.

ZV.REKTORI SHUPO: DEKANI MASHTRON KUR THOTE SE NUK VENDOS AI PER VENDET E PUNES

I pyetur se kush luan rol në emërimet e pedagogëve,konkretisht në Fakultetin e Muzikës, i cili është përfolur se janë bërë dy emërime të shpejta dhe pa kritere pas zgjedhjeve, zëvedësrektori Arben Llozi shprehet për Shqiptarja.com se: “Nuk ka asnjë shans që të vendos rektori. Rektori ka të drejtë të hedh firmën pasi Departamenti i Muzikës ka bërë studimet dhe propozimet për vendet e punës. Ai është në rolin e vëzhguesit nëse janë ndjekur kriteret dhe rregullat e konkursit dhe cili ka marrë më shumë pikë, por dekani Sokol Shupo ka veton.

Ai vendos dhe aprovon pastaj rektori”. Pasi na jep të gjtha detajet që janë të shprehura edhe në dokumentin zyrtar se departamenti firmos marrëveshjet me pedagogët, ku duket edhe firma e dekanit Sokol Shupo, zëvendësrektori Arben Llozi thotë se: “Shupo ka mashtruar që thotë se nuk vendos ai për vendet e punës. Ai ka shmangur përplasjen me ligjshmërinë”. Zëvedësrektori Llozi thotë se këtë përgjigje më mirë mund ta japë vetë rektori duke shtuar se “Shupo mashtron. Fuqia e rektorit është zero”.
 
skandali universiteti i arteve
(Në foto: 1: Faksimile e kritereve të rregullores me firmën e dekanit Sokol Shupo. 2: Faksimile e vendimit për shpalljen e konkursit për pedagogun e pianos dhe të fizarmonikës)


REKTORI MALAJ: JA KU ËSHTË PËRGJEGJESIA IME
 
Rektori Malaj i pyetur përmes një telefonate nga Shqiptarja.com për akuzat që po bëhen për punësimet e pedagogëve në Univesietin e Arteve tha dje se “Nuk jap përgjigje se cilat janë vendet e reja të punës pa u bërë konkursi. Sipas tij kërkesa për vendet e punës vjen nga Fakulteti. “Problemi është ky, Fakulteti i Muzikës ka struktura të miratuara me vende të okupuara ose të lira pune. Ai vjen me kërkesa të argumentuara. Fakulteti vjen me një program tek ministria se përse e do këtë vend pune. Për arsye studimi ne nuk kemi pedagogë. Pra është kërkuar nga dekani një pedagog në piano.

Tek instrumentat janë dy vende pune të lira. Dhe Dekani përgjigjen e merr nga Fakulteti. Vetëm fakulteti vendos se cili pedagog duhet aty”, thotë Rektori Petrit Malaj. I pyetur nëse është ë vërtetë që ka predispozita për emërimin e një 25-vjeçari si pedagog në Piano, rektori Pterit Malaj totë se për këtë nuk mund të jap përgjigje. “Aktualisht jam jashtë shtetit. Por kjo do të varet nga konkursi dhe konkursi ka rregulla. Duke shjeguar me të gjitha dosjet, kush ka konkurruar si ka konkuruar nga unë do të vështrohen kriterte dhe pastaj do hedh firmën”, tha rektori Malaj.

Por ai shton se: “gjithçka rreth këtyer kritereve është ne dorë të fakultetit. Vetëm fakulteti i përzgjedh pedagogët. Rektori e shpall në fund fituesin. Kërkesa vjen nga dekani, kush ka më shumë orë ku duhet pedagogu. Ligji është i qartë dhe i pastër. Fakulteti vendos komisionet, dhe rektori thjesht e konfirmon, Në disa univeristet ka ndodhur që ka hyrë ai që ka qenë i dyti apo i treti, por tek ne ka hyrë gjithmonë ai që ka dalë i pari në konkurs”. Ndërsa zëvedësrektori thotë se” Dekani Shupo ka sjellë zakonihst 20 deri në 30 kërkesa për vende pune. Lexo faqen zytrtare dhe aty shihen se dekani ka prioritet”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin