Me një fond prej 228 milionë lekësh të Fondit Shqiptar të Zhvillimit rikonstruksioni i rrugës Lëkurs-Sarandë duhet të përfundonte në shkurt. Siç shihet në pamjet e "Report Tv" punimet kanë mbetur përgjysmë dhe në kantier nuk gjendet asnjë punëtor apo mjet i kompanisë.
Një segment i rrugës kalon në mes të lagjes nr. 1 të qytetit të bregdetar. Banorët ankohen se kompania kompania ndërtuese "Eurokos holding shpk" jo vetëm ka zvarritur punimet por ka dëmtuar hapësirën e gjelbër mes pallateve.
"Këtu janë 20 fëmijë që lozin mes të tubave të korentit. S'kanë vënë një kazan për plehra në lagjen tonë, të gjitha këto rreth e rrotull pallatet e bashkisë janë por s'bën asgjë! Vetëm për vota na duan ne? 20 fëmijë që luajnë në mes të korenteve? Ku jetojnë të mëdhenjtë, deputetët kanë bërë kënde lojërash", tha një banor.
"Janë 80 familje këtu rreth e rrotull. Jam banore e lagjes këtu siç e kishim të shtruar e duam, meqënëse nuk e bëjnë dot më mirë, ta bëjnë siç e kishim se tani me punimet e rrugës çdo gjë është shkatërruar. Flasim me këta zotërinjtë e rrugës dhe na thonë nuk është fondi jonë, duhet ta bëjë bashkia. 20 fëmijë poshtë pallatit lozin çdo ditë në mes të dheut”, tha një tjetër
"Këtu ka qenë e shtruar ka qenë me bar shiheni si e kanë bërë. Kanë sjellë dhe të kuq ne në dimër kemi blerë çizme këtu se bëhet baltë", shtoi një nga banorët.
"Disa banorë e kanë shtruar me xhepin e tyre, ndërsa ne kërkojmë ta rregullojë bashkia se këto pallate të bashkisë janë, na janë kalbur dollapët nga lagështia".
"Ne jemi keq me të tëra anët stola për tu ulur, urbanë për fëmijët të shkojnë në shkolla. Këta me skrepët e prishën sheshin para pallati, i kanë lënë kështu...Ata thanë se do e mbarojnë por kur do e mbarojnë?", tha banori.
Punimet e nisura në nëntor 2020, sipas projektit duhet të përfundonin në nëntor 2021. Për shkak të problemeve me shpronësimet, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i kishte shtyrë me 3 muaj, por as ky afat nuk u respektua!
I.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i 2 vrasësve shqiptarë me pagesë në Greqi, policia me deklaratë: Sekuestruam armë, drogë, silenciatorë dhe rreth 80 mijë euro (VIDEO+DETAJET)
28 Janar, 12:58
-
Vlorë/ E moshuara rrezikoi mbytjen në det, e shpëton çifti i turistëve ukrainas! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë (VIDEO)
28 Janar, 12:12
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit për 2 ditë
27 Janar, 18:20
-
Greqi/ Zbardhet vrasja e Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarët vrasës me pagesë! Dyshohet për larje hesapesh, u gjendet arma që dyshohet se përdorën në atentat (EMRAT)
27 Janar, 16:03
-
Vlora strehoi qindra hebrenj, Spahiu: Një pjesë e historisë së qytetit lidhet me këtë komunitet! Së shpejti do ndërtohet muzeu
27 Janar, 15:57
-
Vlorë/ Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në lokale, 2 të arrestuar! Sekuestrohen 100 doza dhe shuma lekësh (VIDEO)
27 Janar, 12:39
-
Favorizoi vjehrrin, ILD i kërkon KLP-së 2 masa disiplinore për Kledian Llahon: Largim nga detyra si kreu i Prokurorisë së Sarandës dhe ulje page!
27 Janar, 11:48
-
Vlorë/ Atentati në Orikum, shpallen në kërkim 2 kushërinjtë e dyshuar për plagosjen e Sildi Velajt! Njëri qëlloi dhe tjetri ndihmoi (EMRAT)
27 Janar, 10:12
-
Vlorë/ Plagosje me armë zjarri pas një konflikti të çastit në Orikum! I riu në gjendje të rëndë te Trauma, autori në kërkim (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 19:28
-
Tufat e deleve po pakësohen në lumin e Vlorës! Jeta e vështirë e blegtorëve: S’kemi mbështetje, më shtrenjtë uji se qumështi
26 Janar, 16:31