Zvërnec,​festa e Yll-lindjes së Shën
Mërisë, At Jani uron besimtarët 

Zvërnec,​festa e Yll-lindjes së Shën<br />Mërisë, At Jani uron besimtarët 
Manastiri i Shën Marisë në ishullin e Zvërnecit ka pritur prej mbrëmjes së djeshme besimtarët Ortodoksë për të festuar së bashku ditën e e re, atë të 15 gushtit, që njihet si festa e Yll-lindjes së Shën Mërisë.

Me qindra besimtarë kanë ndezur qirinj dhe janë lutur në këtë ditë të veçantë për ta. Tradita e banorëve të kësaj zone është që këtë natë të shënuar ta gdhinë në ambjentet përreth Kishës duke ndezur zjarre. Por festa dhe ritualet fetare kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme.

Prifti i kishës, At Jani Tereziu, uroi besimtarët për këtë ditë të shënuar.

"Uroj nga zemra gëzuar të gjithëve, besimtarëve ortodoks, por edhe ata që nuk janë ortodoks, Ditën e Shën Mërisë dhe i lutemi që të ndihmojë të gjithë besimtarët dhe jo vetëm ata ortodoks, të sjelli gëzim, paqe, shëndet, harmoni dhe dashuri në jetën e tyre të përditshme".

Ndërkohë një dhuratë për besimtarët këtë vit ka qenë dhe ndërtimi i Urës së Zvërnecit e cila prej dy vitesh nuk funksiononte prej amortizimit. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka përcjell urimin për besimatrët Ortodoksë, teksa ka shtuar se ura është tashmë në funksion jo vetëm për besimtarët dhe për çdo turist.

Çdo 15 gusht besimtarët vizitojnë kishën e Shën mërisë në ishullin e Zvërnecit. Manastiri i Zvërnecit është objekt kulti dhe ndër destinacionet e preferuara nga turistët, që rrëfen kulturë të një mijë viteve më parë dhe për natyrën e bukur rrotull.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë