Ka nisur në Tiranë protesta e qytetarëve që janë kundër ndërtimit të resortit 4 miliardë eurosh që është planifikuar të ndërtohet në Zvërnec.

Revolta e tyre erdhi pas pamjeve të paprecedenta nga Zvërneci, ku gjatë një proteste të thirrur nga qytetarë e ambientalistë, një protestues u dhunua në mënyrë brutale nga disa roje të një kompanie sigurie private.

Gjatë fundjavës, qytetarët kanë protestuar për ndërtimet në Zvërnec dhe janë përballur me dhunë nga policia private. Kjo e fundit ka goditur me grusht një nga protestuesit, i ka qëlluar me gurë e objekte dhe ka përdorur spray me piper ndaj tyre si dhe punonjësve të Policisë së Vlorës.

Pas ngjarjes, u arrestua njëri nga rojet private të sigurisë dhe nisi hetimi për dy të tjerë, ndërsa kryepolici Hita urdhëroi të hetohej zinxhiri komandues i Policisë së Vlorës. Gjithashtu sot, kompanive "Mayor Security" dhe "Myrto Security" u është hequr licenca për ushtrimin e aktivitetit.

Edhe kryeministri Edi Rama foli për herë të parë foli për akuzat e ngritura lidhur me resortin në Zvërnec dhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të shtunën. Ai sqaroi theksoi se kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, ende nuk ka leje ndërtimi, pasi po bëhet studimi mjedisor. Por, kompanisë në fjalë i është dhënë leja e zhvillimit, çka i lejon edhe rrethimin e pronës. Kreu i qeverisë nuk e fshehu dyshimin se debati mbi këtë çështje, është i nxitur nga përtej kufijve. “Si mund të jenë gazetat greke më në mbrojtje tuajën? shikoni si janë mbushur gazetat greke me kauzën tuaj?”, theksoi Edi Rama duke shtuar se investitorët i përkasin një prej kompanive më të fuqishme nga Katari dhe nuk janë izraelitë apo rusë siç u përfol në rrjet.

Lajm në përditësim...