Me flamuj kuqezi në duar dhe pankarta kundër projektit në Zvërnec, protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë, pas marshimit të nisur nga sheshi “Skënderbej”.

Të mbledhur përballë selisë së qeverisë, ata po artikulojnë kërkesat e tyre, duke kërkuar mes të tjerash dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Protesta kundër planit për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec po zhvillohet për të gjashtën ditë radhazi, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kundërshtojnë edhe ndryshimet ligjore që, sipas tyre, prekin zonat e mbrojtura dhe pasuritë natyrore të vendit.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- ‘Atdheu nuk është në shitje’, qytetarët 6 ditë protestë kundër resortit në Zvërnec: Mos lejoni të na përçajnë! Përsërisin 5 kërkesat ndaj qeverisë