Një prej pjesëmarrësve në protestën kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec ka bërë thirrje që mobilizimi qytetar të vazhdojë, duke kërkuar që kjo lëvizje të përkthehet edhe në përfaqësim politik.

Gjatë fjalës së tij në tubim, ajo u shpreh se protesta nuk duhet të ndalet derisa qytetarët të kenë një zë të tyre në proceset politike dhe zgjedhore.

"Uroj që kjo protestë të mos ndalet deri sa të paktën të kemi një përfaqësi apo një parti për të marrë pjesë në zgjedhje, më falni, në një qeveri teknike të paktën",- tha protestuesi.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’ 12 ditë protestë, thirrje kundër Ramës e Berishës! Qytetarët: Krijojmë parti, hyjmë në qeveri teknike, opozita jemi ne! Zgjerohet itinerari i marshimit, nga Astiri mbyllet në Qendër (FOTOGALERI + VIDEO)