Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec të Vlorës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ftuar në një bashkëbisedim protestuesit, duke u kërkuar atyre që të zgjedhin 20 përfaqësues, për të diskutuar mbi pretendimet apo kërkesat e tyre lidhur me projektin apo çfarëdo pakënaqësie tjetër që mund të lidhet me qeverisjen e tij.
Teksa ka vlerësuar qytetarët që kanë dalë në protestë, duke thënë se ata janë ‘më të freskët se mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares për 13 vite’, Rama ka deklaruar gjithashtu se nuk heq dorë nga plani për ndërtimin e resortit në Zvërnec.
Ditën e sotme, në orën 18:00, është thirrur një tjetër protestë që kundërshton ndërtimin e resortit në Zvërnec të Vlorës. Qytetarët do të mblidhen në Sheshin Skënderbej në Tiranë dhe do të marshojnë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për t'u ndalur para Kryeministrisë.
Reagimi i Ramës:
Çuna, Unë sinqerisht ju pëlqej vërtetë, sidomos ata ndër ju që votojnë për mua - ka plot aty jashtë këtij korit udhëheqës - dhe mbi të gjitha, sepse të paktën jeni më të freskët se sa mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares tash 13 vjet, por nëse ky është vizioni juaj për mbrojtjen e natyrës dhe për “Shqipërinë e Shqiptarëve”, ju uroj sinqerisht shumë fat në të ardhmen, sepse do t’ju duhet.
Deri atëherë, mua këtu më keni, gjithmonë gati për t’ju dëgjuar, nëse doni të flasim për Zvërnecin, për arrogancën, për dhunën, për mosinformimin, për transparencën, për pronat, për investimet e huaja, për natyrën, flamingot, shqiponjat, apo për çdo çështje tjetër me interes publik.
Sepse robt e shtëpive tona janë interes privat dhe të tillë duhet të mbeten them unë apo jo?
Po që kjo imja të mos mbetet thjesht si një “larje goje” në mexhelis apo largqoftë te merret si tallje me ju, mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum, ulemi në një bashkëbisedim publik, ku të doni dhe kur të doni.
Nëse doni, natyrisht.
Se po nuk deshët, prapë i kemi punët tona te ndara:
ju në kor me robt e shtëpisë time,
unë në krye të punëve të Shqipërisë, me votën e shqiptarëve, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian
Lajm në përditësim...
Komente











Keshtu e mashtrove dhe Endri Shabanin ti ! Jep DORHEQJE !
Përgjigju