Kryeministri Edi Rama deklaroi se në ditët e ardhshme qeveria do të publikojë të gjithë dokumentacionin për projektin e Zvërnecit përmes platformës "Pasqyra", një nismë që synon të rrisë transparencën dhe informimin e publikut. Sa i përket përpjekjeve të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit Rama tha se sot sistemi është në luftë me fenomenin që dikur ishte sistem vetë.

"Duke e informuar lidhur me hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së transparencës me publikun shqiptar dhe ndërveprimin e qeverisë me publikun. Në ditët e ardhshme do të ndezim pasqyrën me transparencën e plotë të të gjithë dokumentave dhe të të gjithë procesit sa i takon gjithckaje që është e shkruar e zeza mbi të bardhë për projektin e shumë diskutuar. Dua të shtojë gjithashtu se kemi folur edhe për bilancin e përpjekjes madhore që po bën Shqipëria në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që është një pikë e palëvizjshme e axhendës sonë dhe axhendës së BE-së për vendet kandidate në veçanti. Bashkarsisht kemi konstatuar që tani është shumë e qartë për Shqipërinë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi sot sistemi po lufton korrupsionin" tha Rama 


Lajmi kryesor:

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon