ZVICËR - Një muaj pas vdekjes befasuese të drejtorit të përgjithshëm të operatorit telekom 'Swisscom', Zvicra shokohet sërish. Të hënë në mëngjes Drejtori i sigurimeve “Zurich”, Pierre Wauthier është gjetur i vetëvrarë në shtëpinë e tij. 

Hetimet e policisë janë ende në zhvillim dhe për respektin ndaj familjes së tij nuk janë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë mister. Gjithashtu nuk është thënë nëse pranë trupit të viktimës është gjetur ndonjë letër lamtumire apo shkaqet e vdekjes. 

Viktima 53-vjeçar, shtetas franko-britanik që mbaroi studimet në Universitetin e Sorbonës në Paris, punonte për “Zurich Insurance” që nga viti 1996.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)