Zvicër, imam Krasniqi: Shqiptarët
meritojnë Nobel për tolerancë fetare

GJENEVE - Nën organizimin e Këshillit Qendror Islamik të Zvicrës (ICCS ) për të tretin vit me radhë u mbajt konferenca ndërkombëtare mbi islamin ne planetin tonë në Palexpo në Gjenevë, në metropolin ndërkombëtar.

Në mesin e 10 referuesve, dijetarëve islamë nga mbarë bota në këtë tribunë morën pjesë edhe tre shqiptarë, imamë të njohur nga Ballkani: dr.Shefqet Kransiqi, imam nga Kosova dhe Imam Fadil ef. Musliu dhe Mufti Muamer Ef. Zukorlic nga Sanxhaku, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jone” nga Zvicra.
 
Konferenca ofroi në skenë jo vetëm të folurit e njohur te personaliteteve muslimane të cilët ishin të përkthyera në të njëjtën kohë në të tri gjuhët gjermane , franceze dhe angleze , por edhe artet estetike si debutimin e recituesit më të njohur të Kur’anit apo globalisht nga këngëtari Nasheed .

Imami Shefqet Krasniqi ne Gjeneve i ka dhene nje veshtrim situates se islamit ne ballkan. Dr.Krasmniqi, duke folur per islamin nder shqiptaret ka thkesuar se "shqiptaret ne Evrope jane shembull i tolerances fetare madje edhe politike, sepse perkunder se jane liridashes dhe paqesorë  luftrat  atyre iu ishin imponuar nga regjimet e ndryshme ne rajon.

“Nese do te ekzistonte nje Çmim Nobel per tolerance nderfetare, ai duhet t'i jepet shqiptareve ne Ballkan, sepse pa dyshim kete e meritojne…” ka deklaruar imam Krasniqi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti