Aziri, nëpërmjet telefonit i deklaroi portalit dialogplus se “Sabri Fejzullahu sonte ishte parashikuar të ishte mysafir në diskotekë për një mbrëmje rinore, por është ndaluar, e jo arrestuar".

"Policia pohoi se nuk është arrestuar, por është kthyer. Meqë nuk ka aeroplan sonte për Prishtinë, ai në mëngjes duhet ta lëshojë Zvicrën, për arsye se këngëtarit në fjalë i ka kaluar viza e Zvicrës dhe e ka pasur vizën e Gjermanisë”.

Sipas Azirit, Fejzullahu është duke qëndruar në njërin nga hotelet e Aeroportit të Cyrihut për ta pritur aeroplanin e kthimit për Prishtinë. “Sabriu është në zonën neutrale”, tha ndër të tjera Aziri.

Marrë nga RTK

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)