ZVICER - Dy persona janë qëlluar me armë zjarri jashtë ambienteve të një banke në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Zyrihut. Siç duket edhe nga kjo foto pak sekonda pas ngjarjes, dy persona janë të shtrirë në tokë, ndërsa dyshohet se të dy janë të vdekur.

/Shqiptarja.com

(Dy personat e qëlluar të shtrirë në tokë)
Mediat raportojnë se një pistoletë është gjetur pranë dorës së njërit prej viktimave. Rrethanat e vrasjes nuk janë ende të qarta, por policia thotë se nuk ka tregues se ngjarja është e lidhur me terrorizmin. Pranë vendit të ngjarjes ka prani të shtuar të forcave të policisë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes pranë bankës zvicerane.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











