Zvicër, riaktivizohet centrali
bërthamorë më i vjetër në botë

Zvicër, riaktivizohet centrali<br />bërthamorë më i vjetër në botë
Centrali bërthamor i Beznaut, i cili njihet si më i vjetri në botë, është riaktivizuar pas një ndërprerje prej tre ditësh, e cila ishte shkaktuar prej një problemi teknik.

“Punimet e riparimit të një kablli prej 220 kilovatësh të një transformatori që ndodhej në pjesën jo bërthamore të strukturës u realizuan me sukses”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kompania menaxhuese “Axpo”.

Reaktori numri dy i centralit të Beznau, që ndodhet në kantonin e Aargua, pranë kufirit gjerman është rilidhur me rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa reaktori numër 1 vazhdon të qëndrojë i mbyllur që prej marsit të 2015, kohë kur u mbyll për arsye teknike.

Zvicra ka katër centrale bërthamore që prodhojnë afërsisht një të tretën e energjisë elektrike të vendit, ndërkohë nga ana tjetër, më 21 maj, zviceranët zgjodhën heqjen e energjisë bërthamore në një periudhë afatmesme nëpërmjet një referendumi, ku 58.2% e votuesve votuan pro.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga