BAZEL (ZVICËR) - Ka abuzuar seksualisht me tri femra në kohën kur po shfrytëzonte lejen nga burgu, ku vuante dënimin nga viti 1999 për përdhunim. Tani Gjykata Penale e kantonit Basel-Stadt e ka dënuar me burgim të përjetshëm këtë autor të shumëfishtë të krimeve seksuale, përdhunimeve.
Ai (Markus W.) është akuzuar se ka abuzuar seksualisht së fundi me tri femra, pasi i ka droguar ato, duke u dhënë barëra të forta gjumi dhe kështu ato kanë qenë të paafta të mbroheshin.
Këtë akt e ka bërë në një banesë në Bazel, në kohën kur po shfrytëzonte lejen e pushimit nga masa e burgimit, që i ishte shqiptuar qysh në vitin 1999, po ashtu për përdhunim.
Sipas ekspertizës së bërë nga dy ekspertë, te zvicerani 56-vjeçar nuk ndikojnë terapitë dhe kjo gjendje pritet të vazhdojë edhe një kohë të gjatë. Për këtë arsye ata mendojnë se te ai ekziston rreziku i përsëritjes së veprave të kësaj natyre.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com