Zvicër, dështimi i Partisë Popullore
Referendumi: JO dëbim refugjatëve

Zvicër, dështimi i Partisë Popullore<br />Referendumi: JO dëbim refugjatëve
Votuesit zviceranë kanë hedhur poshtë një propozim të të djathtëve, për të dëbuar të huajt që shkelnin ligjin. Rezultat e referendumit të mbajtur të dielën kanë treguar se 58.9 të zviceranëve ishin kundër dëbimeve automatike.

Kjo është humbja e parë e partisë Popullore Zvicerane, e cila është kundër emigrantëve.  Pjesëmarrja ishte rreth 62 për qind, më e larta për një referendum në Zvicër që nga viti 1992.
 
Plani për të dëbuar banorët e huaj të cilët shpalleshin fajtor, ishte propozuar nga partia Popullore Zvicerane, e cila ka rreth një të tretën e vendeve në dhomën e ulët të parlamentit të Zviceran.
 
Sipas propozimit të huajt do të dëboheshin pas përfundimit  të dënimit për krime të rënda si vrasje, përdhunim dhe grabitje me armë. Por ata gjithashtu do të dëboheshin edhe për dy vepra penale më të lehta të kryera brenda një hapësirë 10-vjeçare, si tejkalim shpejtësie apo vjedhje.
 
Partia Popullore Zvicerane kishte mbledhur 100 mijë nënshkrime të nevojshme për të filluar referendumin sipas sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë