ZVICËR - Dy trena pasagjerësh janë përplasur në Zvicër këtë buzë mbrëmje, duke lënë dhjetra të plagosur. Mediat lokale raportojnë se 44 njerëz janë plagosur, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Shërbimi i trenave në zonë është ndalur.
Aksidenti ndodhi pranë Lozanës, në rajonin perëndimor frëngjisht-folës të vendit. Treni u rrëzua rreth 100 metra larg nga një stacion hekurudhor. "Shumë udhëtarë u plagosën dhe me ta janë duke u marrë shërbimet e shpëtimit,"- tha një dëshmitar.
Televizioni zviceran SF1 ka raportuar për këtë fatkeqësi të madhe duke shtuar se incidenti ka ndodhur përafërsisht në orën lokale 19:00. Zjarrfikës, ambulanca, helikopterë dhe polici ndodhen në vendngjarje.
Treni ka ndërprerë përkohësisht transportin midis dy komunave perëndimore të Moudon dhe Payerne. Një autobus është vendosur për ta zëvendësuar atë. Distanca në mes dy komunave është 20 kilometra.

(Pamje nga vendngjarja)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com