Vrasja ka ndodhur në shtëpinë e avokatit të përmendur. Prokuroria deri tash nuk ka mundur të sigurojë ndonjë indikacion për motivin e mundshëm të vrasjes. Por ajo që dihet është se dorasi i dyshuar dhe viktima njiheshin mes vete.
Wagner, pos si avokat i medieve për një kohë të shkurtë ka qenë edhe botues i gazetës “Basler Zeitung”. Para një viti pati bërë jehonë në medie oferta që Wagner kishte bërë për të blerë gazetën “Blick”, të cilën botuesi i saj “Ringier” nuk kishte pranuar ta shiste.
Policia kishte marrë pak para orës 9 të mëngjesit lajmin se ishin dëgjuar tështëna dhe zëra të një konflikti mes fqinjëve, përcjell albinfo.ch. Kur kishte ardhur policia, avokati Wagner ishte ende në jetë. Por përkundër masave të ndihmës së parë ai vdiq në vendin e ngjarjes. I dyshuari për vrasje, i cili jetonte në fqinjësi, kishte qenë tashmë i vdekur në kohën kur kishte arritur policia.
Avokati me rrjet të mirë shoqëror në Bazel e më gjerë ka qenë në vitin 2011 kandidat i FDP-së për Parlamentin Nacional.
d.c./shqiptarja.com












