Zvicër, fshati jep 60 mijë dollarë për
çdo familje që shkon të jetojë aty

Zvicër, fshati jep 60 mijë dollarë për<br />çdo familje që shkon të jetojë aty<br>
Qyteti i Albinen në Kantonin Zviceran të Valais është një nga shumë qytetet malore zvicerane të kërcënuara me zhdukje, ndërsa një numër në rritje i banorëve po largohen nga fshatrat në qytet.

Albinen, e vendosur në një luginë të mrekullueshme në një lartësi prej 1.300 metrash mbi nivelin e detit, është një qytet tipik malor me arkitekturën tradicionale të Valaisit në shumë shtëpi tradicionale të saj.

Largimet e njëpasnjëhsme të njerëzve ka bërë që në këtë qytet të mbeten shumë pak njerëz.
albinen,zvicer

Aktualisht vetëm 240 njerëz kanë mbetur në Albinen, mes tyre shtatë fëmijë që duhet të shkojnë me autobus në qytetet e afërta për të ndjekur shkollën.

Komuna e Albinen adresoi shqetësimet e qytetarëve dhe erdhi me një plan për subvencione aktive të strehimit që përfshijnë kontribute fikse financiare për individë, çifte dhe familje që shkojnë në Albinen.

Sipas nismës, e cila do të votohet nga këshilli bashkiak më 30 nëntor, përfitimet janë menduar për të gjithë nën moshën 45 vjeç që dëshirojnë të ndërtojnë, blejnë ose rinovojnë një shtëpi në qytet.

Nëse këshilli bashkiak e pranon planin, çdo i rritur mbi moshën 45 vjeç do të marrë 25,000 franga zvicerane me qytetin gjithashtu duke paguar 10,000 franga zvicerane për secilin fëmijë.
albinen,zvicer

Do të thotë që një çift me dy fëmijë do të merrte 70,000 franga zvicerane nëse vendosin të hyjnë në qytet.

Megjithatë ka disa rregulla që njerëzit duhet të ndjekin për të marrë subvencion.

Kryetari komunës Beat Jost tha: "Shtëpitë e dyta dhe komplekset e mëdha të banimit të grupeve të investitorëve janë jashtë diskutimit.
albinen,zvicer

"Kushdo që largohet përsëri dhjetë vjet pas fillimit të ndërtimit ose pas blerjes së shtëpisë duhet të rikthejë paratë."

Një kusht tjetër është se shuma e investimit është të paktën 200,000 franga zvicerane.

Për të paguar për iniciativën, komuna dëshiron të krijojë një fond në të cilin do të paguajnë çdo vit 100,000 franga zvicerane.
albinen,zvicer

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

ESPN zbulon listën me 25 lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, s'mungojnë surprizat

ESPN zbulon listën me 25 lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, s'mungojnë surprizat