Zvicër, inaugurohet tuneli më i
gjatë në botë, u punua 17 vjet

Zvicër, inaugurohet tuneli më i<br />gjatë në botë, u punua 17 vjet
Hapet sërish në Zvicër tuneli më i gjatë hekurudhor në botë. Pas të paktën 2 dekadash konstruksion tuneli do të jetë sërish në funksion.

Ky tunel 57 km do të sigurojë një lidhje hekurudhore me shpejtësi të lartë në Alpet zvicerane midis Europës veriore dhe jugore.

Sipas autoriteteve zvicerane ai do të revolucionalizojë transportin. Të pranishëm në hapjen e tij ishin kancelarja Merkel, presidenti francez Hollande,   kryeministri Italian Matteo Renzi.

Tuneli në Zvicër do të tejkalojë për nga gjatësia edhe atë të Japonisë që është 53 kilometra.

“Është pjesë e identitetit zviceran. Për ne, pushtimi i Alpeve është sikur holandezët të eksplorojnë Oqeanin”, ka thënë një zyrtar i transportit hekurudhor në Zvicër.

Projekti ka kushtuar rreth 12 miliard dollarë dhe për ndërtimin e tunelit është vendosur përmes referendumit në vitin 1992.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë