Zvicër, kërkohet vrasësi i shqiptarit
u gjet me këmbë e duar të lidhura

Zvicër, kërkohet vrasësi i shqiptarit<br />u gjet me këmbë e duar të lidhura
GJENEVË (ZVICËR) - Policia e Gjenevës përmes një komunikate derguar agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër kërkon ndihmë nga dëshmitarët, qytetarët e Zvicrës të japin informacione mbi viktimën shqiptare me emrin Arsen Memaj, (foto) 26-vjeçar, i gjatë 1.72 m.
 
Në kohën e tragjedisë, viktima shqiptare kishte të veshur një një pallto të markës Black Box, xhaketë të errët, xhinse blu me këpucë Landrover.
 
Ai është gjetur në mes të muajit qershor në një digë uji. Policia bëri thirrje për dëshmitarë të vdekjes, e cila përmban disa pista të dyshimta.
 
Policia sot ka lëshuar një apel përmes mediave duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për të ofruar dëshmi për ndriçimin e vrasjes makabre të të riut shqiptar. Policia në kërkim të autorëve të krimit ka publikuar edhe portretin e viktimës me emrin Arsen Memaj, 26 vjeç, i gjatë 1.72 m.
 
Trupi i të riut 26-vjeçar u gjet në Rhône. Hetimet fillestare kanë treguar se trupi do të kishte mbetur në ujë për disa javë. Ai i kishte të lidhura dorë e këmbë.
 
“Aktualisht, ne nuk preferojmë pista”, është përsëritur nga policia e Gjenevës, duke shtuar se ai nuk ishte i përfshirë në veprimtari kriminale, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
 
Arsen Memaj, me origjinë shqiptare, i njohur gjithashtu si Ermal Emaj, me banim në Zvicër pa leje qëndrimi. Për dëshmitarët potencialë është kërkuar, që të kontaktojnë policinë zvicerane në numrin: 022 427 72 40.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!