Bankat në Zvicër shprehen të shqetësuara pasi ka me qindra llogari bankare të cilat nuk janë prekur prej kohësh nga pronarët e tyre.
Madje llogari të tilla janë në gjumë prej 60 vitesh dhe përmbajnë dhjetëra miliona franga zviceriane.
Llogaritë në gjumë janë të listuara në faqen e internetit www.dormantaccounts.ch për t'i dhënë trashëgimtarëve një shans për kërkuar paratë e tyre.
Por ata duhet të paraqesin një dokument ku vërtetohet se ata kanë lidhje me pronarët që tashmë kanë humbur jetën.
Edhe në vitin 2015 u regjistruan më shumë se 2600 llogari individuale dhe llogari të kompanive ku nuk është vënë re asnjë lëvizje prej 60 vitesh.
Që nga publikimi në ëebsitin e mësipërm, bankat zviceriane kanë gjurmuar 5% të pronarëve të llogarive .
Pjesa më e madhe e llogarive i takojnë shtetasve zvicerianë që jetojnë në Zvicër, por në listë janë edhe shtetas italianë, amerikanë,gjermanë dhe francezë.
Madje pjesa më e madhe e pronarëve kanë lindur në shekullin e 19 dhe janë grupe industriale.
Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com