ZVICËR- Negociatat për zgjidhjen e konfliktit në ishullin e Qipros që u zhvilluan nga data 28 qershor deri më 7 korrik dështuan të premten, pavarësisht gjithë përpjekjeve të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.
Debatet mes palës greke dhe asaj turke hasën pengesa në lidhje me tërheqjen e trupave turke të vendosura në pjesën veriore të ishullit dhe në ruajtjen e të drejtës së ndërhyrjes nga ana e Turqisë.
Ndërkohë ishulli i Qipros në Detin Mesdhe, me një popullsi prej një milion banorësh, është ndarë që nga pushtimi i një pjese të territorit të tij nga ushtria turke në vitin 1974.
Pushtimi i ishullit erdhi si përgjigje e një grushti shteti, qëllimi i të cilit ishte të bashkonte Qipron me Greqinë, gjë që shqetësoi komunitetin qipriot-turk.
Republika e Qipros e cila ështe anëtare e Bashkimit Europian që nga viti 2004, ushtron autoritetin e saj vetëm në pjesën jugore ku jetojnë qipriotët-grekë.
Gjatë dekadave të fundit janë zhvilluar negociata të shumta në përpjekje për të përafruar pikëpamjet e dy komuniteteve, por pa rezultat.
Bisedimet e fundit të zhvilluara në Zvicër nën ndikimin e OKB, u cilësuan si shansi më i mirë për gjetjen e një zgjidhjeje, por u mbyllën sërish pa marrëveshje.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com