Një 16-vjeçar Kosova që jeton në Aargau të Zvicrës, është arrestuar pasi tentoi t’i ikte policisë me një skuter të vjedhur në autostradën A1. Policia e vuri re duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të skuterit. Edhe pse iu kërkua të ndalonte, ai vazhdoi arratisjen duke kryer disa shkelje të trafikut, përfshirë parakalimin e një autobusi nga korsia e emergjencës. 

Pak para daljes në Dietikon, humbi kontrollin dhe u rrëzua. Më pas tentoi të ikte në këmbë, por policia e kapi pas disa qindra metrash. 

Gjatë ndjekjes, i riu hodhi një qese ku u gjetën rreth 50 gramë hashash. Policia zbuloi gjithashtu se skuteri ishte i vjedhur dhe i mituri nuk kishte patentë.

Sipas mediave të huaja ai nuk pësoi lëndime ndërkohë për rastin kanë nisur procedurat ligjore dhe dosja i është dorëzuar prokurorisë.