Zvicër, nisin hetimet për spiunazh
dyshohen dy organizata turke

Zvicër, nisin hetimet për spiunazh<br />dyshohen dy organizata turke
ZVICER-Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka nisur një hetim pas ankesave të komuniteti turk, i cili pretendon se është duke u spiunuar.
 
Zyra e Prokurorisë  ka  deklaruar se, "ka mundësi që të jenë përfshirë në spiunazh dy organizata turke dhe se kjo veprimtari spiunazhi të jetë me qëllime politike. Prokuroria është në dijeni për njw aktivitet tw tillw dhe ka nisur një hetim zyrtar që prej 16 marsit”.
 
Ndërkohë edhe pse prokuroria dyshon se janë dy organizata turke që kanë kryer veprimtari spiunazhi brenda territorit të Zvicrës, nuk i ka identifikuar ato për shkak  të hetimeve.
 
Hetimi nisi vetëm një ditë pasi ministri i Jashtëm zviceran i tha homologut të tij turk, se autoritetet zvicerane do të hetonin çdo veprimtari të jashtëligjeshme brenda territorit të tyre.
 
Turqia do të mbaj një referndum gjatë muajit tjetër i cili kërkon kalimin e republikës nga parlamentare në një republikë presidenciale, e cila do t'i japë një fuqi shumë të madhe presidentit Erdogan.
 
Por, për ta kaluar këtë referendum, Erdogan duhet të fitojë votat e turqëve që jetojnë në Turqi dhe katër milionë vota të turqëve që jetojnë jashtë vendit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)