Gjatë një kontrolli të kryer në trafikun postal mes 24 marsit dhe 6 prillit 2015, bashkëpunëtorët e zyrës së doganave në aeropostin e Zyrihut sekuestruan 495 pako postale që përmbanin bimë narkotike.
Pakot vinin nga Kenia dhe Tanzania dhe ishin deklaruar se përmbanin çaj, këna apo erëza.
Pjesa më e madhe e këtyre bimëve narkotike, rreth 4 290 kilogramë ishte e destinuar në Amerikën e Veriut, në Evropë dhe në Azi. Rreth 150 kilogramë ishin të destinuara për në Zvicër.
