Zvicër, protestat nga vizita e
presidentit kinez, 32 të arrestua

Zvicër, protestat nga vizita e<br />presidentit kinez, 32 të arrestua
Një grup prej 32 aktivistësh pro-Tibetit janë arrestuar në kryeqytetin zviceran, Bern, pasi po protestonin kundër vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping, i cili ndodhet në Zvicër për një vizitë zyrtare, gjatë të cilës do të marrë pjesë edhe në Forumin Botëror të Ekonomisë.
 
Ndërkohë një numër prej 32 aktivistësh janë arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi po protestonin jashtë orëve për të cilat ishte parashikuar dhe marrë leje për protestën nga autoritetet.
 
Momentalisht të arrestuarit janë lënë të lirë, ndërkohë një preson është dërguar në spital pasi u përpoq që t’i vendoste flakën vetës në shenjë proteste.
 
Protestuesit kanë bërë thirrje për liri nga Kina dhe pranimin e liderit të tyre Dalai Lama, nga Kina.
 
Më 1999 një protestë e ngjashme u zhvillua gjatë vizitës së presidentit të atëhershëm të Kinës, Jaing Zemin, mbi delegacionin e të cilit u qëlluar edhe me vezë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër

Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër