Zvicër, referendum për të
lehtësuar rregullat e nënshtetësisë

Zvicër, referendum për të<br />lehtësuar rregullat e nënshtetësisë
Zviceranët i drejtohen sot kutive të votimit, ku në referendumin e të dielës ata do të votojnë për lehtësuar rregullat strikte të marrjes së nënshtetësisë.

Me ndryshimet e kërkuara synohet të thjeshtohet dhe të përshpejtohet procesi i nënshtetësisë për të gjithë personat që kanë lindur në këtë shtet por që nuk kualifikohen automatikisht si zviceranë.

Një ndryshim i tillë prek rreth 25000 njerëz familjet e të cilëve kanë shkuar në Zvicër dekada më parë. Pjesa më e madhe janë italianë por edhe qytetarë që kanë shkuar nga Turqia dhe vende të tjera ballkanike.

Aktualisht të ashtuquajturit të huajt e gjeneratës së tretë u nënshtrohen të njëjtave proceduar si emigrantët duke përfshirë testet dhe intervistat nga zyrtarët. Një shumicë e deputetëve në parlament pranojnë ndryshimet por kundërshtarët thonë se një ndryshim i tillë do të rris rrezikun e islamizmit.
Por sondazhet tregojnë se ndryshimet e propozuara do të realizohen. 

Redaksia Online
(B.K/e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë