Zvicer, Shaqiri, futbollisti
më i adhuruar nga femrat

Zvicer, Shaqiri, futbollisti <br />më i adhuruar nga femrat
TIRANE- Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri është futbollisti më i adhuruar nga femrat. Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga versioni online i gazetës së njohur zvicerane "20minuten".

Shaqiri 20-vjeçar, që është pjesë e klubit kampion të Zvicrës, Baselit, ka marrë 17 për qind të votave nga femrat.

"Vizitoret femra të sajtit tonë janë pajtuar që Shaqiri është futbollisti më seksi. Zgjidhja e tyre ishte shumë e qartë, 17 për qind e votave kanë shkuar për Shaqirin që, sipas tyre, është i suksesshëm, ka trup të mirë dhe qëndron me këmbë në tokë", thuhet në sajtin zviceran

Shaqiri në këtë garë ka lënë pas vetes bashkëlojtarin e tij te Baseli, 22-vjeçarin Valentin Stocker, që ka marrë 12 për qind të votave, kurse pozita e tretë i ka takuar mesfushorit të Grasshopperit, Daniel de Ridder me 9 për qind.

Në mesin e futbollistëve të dëshiruar nga femrat kanë zënë vend edhe lojtarët e skuadrës së Zuerichut, sulmuesi Admir Mehmedi dhe mesfushori Adrian Nikçi. Si Mehmedi, ashtu edhe Nikçi kanë marrë vetëm 1 për qind të votave dhe mbajnë pozitën e 15 e 16.

Në këtë sondazh ka munguar emri i mesfushorit tjetër kosovar të Baselit, Granit Xhaka. Gazeta zvicerane shton se shumë nga femrat janë "ankuar" që në këtë listë nuk janë futur edhe Xhaka dhe Ricardo.
(koha ditore/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit