Zvicër-Të paktën 47 adoleshentë mbetën të vdekur dhe 115 të tjerë u plagosën, pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu një disko gjatë një feste të Vitit të Ri në zonën luksoz turistike të skive në Krans-Montana në Zvicër.
Viktimat janë kryesisht nga mosha 16 deri 30 vjeç, ndërsa disa dhjetëra persona janë ende të zhdukur.
Zjarri nisi në orën 1:30 të mëngjesit në diskon "Le Constellation" në Zvicrën jugperëndimore, ndërsa shkaku i flakëve mbetet ende i paqartë. Ndërkohë, presidenti zviceran Guy Parmelin shpalli pesë ditë zie.
Dëshmitarët kanë treguar se shpërthimi u shkaktua nga fishekzjarrët e shampanjës, shumë pranë tavanit të varur prej druri. Ata treguan se panë zjarrin të shpërthente në bodrumin e klubit. Prokuroria ka nisur një hetim të plotë për tragjedinë.
Pamjet tregojnë zjarrin që përhapet nga ndërtesa me njerëz duke vrapuar dhe duke bërtitur për të dalë nga klubi.
Presidenti zviceran Guy Parmelin, shprehu tronditje për shkallën e katastrofës, e cila ndodhi më pak se një vit pasi një zjarr në një klub në Maqedoninë e Veriut vrau 59 persona.
Ministrat e jashtëm të Italisë dhe Gjermanisë fqinje shprehën ngushëllime. Edhe Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu ngushëllime për tragjedinë në klubin e natës shumë t njohur Crans-Montana, me një kapacitet prej 400 personash.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë për Report Tv ka bërë me dije se deri më tani nuk ka shqiptarë mes viktimave.
'Përfaqësia jonë diplomatike në Zvicër është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase të cilat informojnë se po vijojnë me verifikimet për identifikimin e personave që kanë humbur jetën. Deri në momentin që flasim, nga komunikimet me autoritetet zvicerane nuk ka të dhëna për shtetas shqiptarë mes viktimave të tragjedisë në Crans-Montana. Përfaqësia jonë diplomatike mbetet në kontakt me autoritetet përgjegjëse në Zvicër për informacione të reja, në orët në vijim', thuhet në reagim.
Policia ka mbyllur zonën përreth klubit të natës dhe është duke punuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje.
Pamje të reja janë publikuar në mediat e huaja, nga zjarri që përfshiu një disko në Zvicër.
Në video shihet momenti kur ambienti është përfshirë nga flakët, ndërsa njerëzit vrapojnë që të shpëtojnë përmes daljes së vetme që kishte disko.
Presidenti zviceran Guy Parmelin premtoi, gjatë një konference për shtyp në Crans-Montana, se Zvicra do të bëjë gjithçka për të kuptuar se çfarë ndodhi brenda klabit Costellation në natën e Vitit të Ri, ku një zjarr vrau të paktën 47 persona.
"Ia kemi borxh këtë kujtimit të viktimave", shtoi Parmelin, duke shpallur pesë ditë zie.
'Zvicra mbetet e bashkuar në vendosmërinë e saj për të kuptuar se çfarë ndodhi dhe për ta parandaluar atë të ndodhë përsëri. Ne nuk do të përsërisim, një tragjedi të ngjashme në Zvicër", tha ai.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin pas tragjedisë së ndodhur në një klub nate në Crans-Montana, në Zvicër.
"Jam thellësisht e trishtuar nga zjarri në Crans-Montana. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit. Po punojmë me autoritetet zvicerane për t'u ofruar ndihmë mjekësore viktimave përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Evropa është në solidaritet të plotë me Zvicrën", shkroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në X.
Në Crans-Montana, ka lëvizje të vazhdueshme të të rinjve dhe familjeve, në kërkim të lajmeve për fëmijët e tyre.
'Vajzat janë në gjendje shoku, ju lutem lërini të qeta', i drejtohet me ton të qetë një baba gazetarëve. Dy vajza në të 20-tat, kishin mbërritur më 30 dhjetor nga Chiuso-Ossola për të festuar Vitin e Ri.
Ato po hynin në lokal përmes një shkalle. Sapo vendosën këmbën në shkallë, panë flakët dhe arritën që të ikin.
Një vajzë tjetër, ndaloi pak para hyrjes.
'Dëgjova dikë duke thirrur zjarr, zjarr dhe u fshehëm», tregon ajo.
Dalia Gubbay, është në gjendje shoku pas zjarrit që ra në një disko në Zvicër.
'Nuk kam kujtesë që të ketë ndodhur ndonjëherë diçka e tillë. Megjithatë, në Crans-Montana kam shtëpi prej gati 30 vitesh dhe shpesh festoj këtu festat me familjen time', tha ajo.
Edhe Vitin e Ri 2026 nuk e bëri përjashtim për Gubbay dhe familjen e saj shumë të madhe: gjashtë fëmijë, një burrë, shumë dhëndurë dhe familjarë të ndryshëm… Dhe pikërisht një nga fëmijët, Samuel, ishte me gruan e tij duke festuar ardhjen e vitit të ri në një shtëpi pak metra larg lokalit Le Constellation. Aktualisht disa familje italiane janë në kontakt me Ministrinë e Jashtme sepse nuk mund të lidhen me fëmijët e tyre.
'Ai ishte në këtë apartament pikërisht pas lokalit, duke festuar Vitin e Ri me gruan e tij dhe rreth orës 1:30 të natës panë zjarrin që vinte nga «Constellation». Më shkroi menjëherë "mama, ka kaos te Constellation, ka zjarr!" pastaj më dërgoi foto dhe video. Ishin të tmerrshme. Vajza ime e motrës gjithashtu pa njerëz të djegur, çarçafë të bardhë që vendoseshin mbi trupat', tha Dalia Gubbay.
Zvicra është zhytur në zi pas një shpërthimi në një disko në orët e para të mëngjesit të sotëm në Crans-Montana.
Sipas një rrëfimi të një dëshmitari okular, të raportuar nga Daily Mail, zjarri duket se ka filluar kur një kamerier, i cili mbajti një fishekzjarr të ndezur, si ato që vendosim në tortat e ditëlindjes, shumë afër tavanit.
“Ai u afrua shumë dhe brenda pak minutash tavani u përfshi nga flakët”, tha gruaja që ishte në vendngjarje, duke përshkruar momentet para shpërthimit.
Një grua tjetër që arriti të shpëtonte përshkroi panikun që kaloi.
‘Shkallët e daljes nga klubi i natës ishin jashtëzakonisht të ngushta. Njerëzit shtyheshin me turma. Ne arritëm të dilnim në minutën e fundit', tha ajo.
Një tjetër dëshmitare okulare me emrin Emma tha se zjarri filloi pasi njerëzit filluan të festonin duke mbajtur shishe shampanje me fishekzjarre.
“Disa nga shishet ishin afër tavanit dhe ato morën flakë. I gjithë tavani u përfshi nga flakët dhe zjarri u përhap tepër shpejt. “Brenda sekondash ne po vraponim jashtë duke bërtitur dhe duke qarë”, tha ajo.
Një vajzë tjetër, dëshmitare e quajtuar Victoria, dha një rrëfim të ngjashëm, duke thënë se “fishekzjarrët në shishe shampanje shkaktuan shpërthimin”, duke shtuar se “i gjithë tavani i barit u përfshi nga flakët”.
Ajo tha se dritaret ishin të nxirë nga tymi dhe beson se shumë nga të pranishmit vdiqën nga mbytja.
“Disa njerëz po thyenin dritaret për të lejuar ajrin të hynte. Unë ende po dridhem; shumë po qanin ndërsa dilnin. Pati panik masiv”, përfundoi ajo.
Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me zjarrin tragjik në Zvicër, në barin e VIP-ave, ku 47 persona mbetën të vdekur dhe 100 të tjerë janë plagosur.
Në një reagim për Report Tv bëhet me dije se deri më tani nuk ka shqiptarë mes viktimave dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase, të cilat po vijojnë verifikimet për identifikimin e personave që kanë humbur jetën në tragjedinë e Crans-Montana.
'Përfaqësia jonë diplomatike në Zvicër është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase të cilat informojnë se po vijojnë me verifikimet për identifikimin e personave që kanë humbur jetën.
Deri në momentin që flasim, nga komunikimet me autoritetet zvicerane nuk ka të dhëna për shtetas shqiptarë mes viktimave të tragjedisë në Crans-Montana.
Përfaqësia jonë diplomatike mbetet në kontakt me autoritetet përgjegjëse në Zvicër për informacione të reja, në orët në vijim.
Komente










Ngushéllime !
Përgjigju