Zviceranët mërziten nga festa e 
shqiponjës: Të mos 'fluturojë'

Zviceranët mërziten nga festa e <br />shqiponjës: Të mos 'fluturojë'
ZVICËR - Gjestet me të cilat disa nga lojtarët me origjinë shqiptare të Kombëtares së Zvicrës kanë shprehur gëzimin pas shënimit të golave duket se do t`u hakmerren atyre dhe klubit. Pasi futbollistët si Xhaka e Kasami, me kryqëzimin e duarve të tyre kanë formuar "shqiponjën" e gjithë përfaqësuesja do të detyrohet të marrë leksione të tipit të "mësimit plotësues" sa i përket sjelljes në fushë, shkruan gazeta "SontagsZeitung".
 
"Në përgatitjet për ndeshjen kualifikuese që luhet më 15 nëntor në St. Gallen kundër Lituanisë me lojtarët janë ushtruar disa forma të sjelljes respektivisht perceptimi dhe ndikimi i tyre", ka thënë për gazetën zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Zvicrës Marco von Ah. Po ashtu djelmoshave do t`u rifreskohen edhe rregullat rreth qasjes në mediet sociale. Ato ndalojnë për shembull fyerjet dhe komentimet emocionale pas ndeshjeve.
 
Dy rastet më të freskëta që kanë shtyrë zyrtarët e Federatës të marrin këta hapa janë festimi që Granit Xhaka i ka bërë golit të shënuar për Mönchengladbach-un dhe Pajtim Kasami pasi ka shënuar golin për Olympiakosit kundër Juventusit. Të dy kanë bërë me duar shqiponjën dykrenare të Flamurit Shqiptar.
 
Von Ah ka thënë se këto gjeste mund të jenë "problematike". Ndërsa sipas gazetës, edhe "tifozë të shumtë" e kanë vlerësuar njësoj, si të padëshirueshme bërjen e këtij gjesti. Ata janë kundër që "lojtarët e kombëtares së Zvicrës të bëjnë shenjën e shqiponjës dykrenare as në ekipin nacional dhe as në ekipet ku luajnë".
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë