Mes qytetarëve në protestën e radhës në Korçë kundër projektit në Zvërnec është edhe një turist nga Zvicra, i cili vjen në Shqipëri prej 15 vitesh. 

Për mikrofonin e Report TV, ai tha se ka ardhur në vendin tonë për pushime, se i pëlqen të vizitojë Shqipërinë nga veriu në jug dhe dëshiron të mbështesë qytetarët e Korçës në protestën e tyre. Turisti shtoi se shpreson që qytetarët të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre për projektin dhe që çdo proces të zhvillohet në përputhje me ligjin 

"Unë u informova nga lajmet dhe gazetat. Unë jam këtu për pushim dhe jam në Korçë, dhe kam lexuar që ka protestë. Unë jam nga Zvicra. 

Për mua është dita e tretë që jam në Korçë. Unë nuk kam të drejtë të protestojë në një shtet të huaj, por unë jam këtu për të mbështetur njerëzit këtu. Dje unë isha në liqenin e Prespës së Vogël, dhe dje kam parë duke fluturuar pelikanët, dhe ishte diçka jashtëzakonisht shumë e bukur. Dhe vitin e kaluar unë isha në Zvërnec dhe atje unë kam parë pelikanët. Dhe është një natyrë shumë, shumë e bukur, ka shumë vende në Shqipëri që janë shumë të bukura. 

Dhe për këtë arsye, edhe për këtë që njerëzit këtu kanë një zemër shumë të mirë, unë jam këtu për pushim. Unë shpresoj që njerëzit kanë mundësi të thonë diçka kundër këtij projekti në Zvërnec, sepse në Zvicer ne kemi mësuar që zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës duhet të shkojnë dorë për dore, dhe në një nivel që të dyja nuk duhet të jenë të kundërta, se të dyja janë shumë të rëndësishme. Për këtë arsye unë shpresoj që Shqipëria ka mundësi të shkojë me ligj dhe ndoshta ky projekt të shkojë me ligj.  Nesër unë shkoj në bregdet, e ndoshta unë do të jem në vende të tjera, ose në Tiranë. Mua më pëlqen Shqipëria shumë. Është një vend shumë i bukur dhe mua më pëlqen shumë të jem këtu. Unë jam vetëm për pushim këtu, unë jam një turist i vërtetë! Unë kam mësuar gjuhën shqipe në kohën e Covid-it, dhe deri tani, kjo është hera e 15-të në Shqipëri, dhe udhëtoj në të gjitha vendet, në male dhe në bregdet."


Lajmi kryesor:

LIVE TV- ‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët