Zvicra diskuton lehtësimin e testit
për marrjen e nënshtetësisë

Zvicra diskuton lehtësimin e testit<br />për marrjen e nënshtetësisë
Autoritetet zvicerane të emigracionit po diskutojnë të lehtësojnë testin për marrjen e nënshtetësisë.

Po diskutohet nëse duhet të hiqen disa nga pyetjet e vështira që përmban testi për marrjen e shtetësisë, pasi një 25 vjeçare e rritur në Zvicër nuk arriti ta kalonte këtë test, duke bërë që të mos kualifikohej për pasaportë zvicerane.
 
25 vjeçarja Funda Yilmaz, e lindur në Zvicër nga prindër turq aplikoi për shtetësi, por paneli shtetëror nuk ia miratoi kërkesën, me arsyetimin se “ajo nuk tregon interesim për të hyrë në dialog me zviceranët dhe popullatën e saj”.

Prej gjërave që ajo nuk i kishte shumë të qarta, paneli vlerësues veçoi mbajtjen mend të disa dyqaneve lokale, apo mungesën e njohurive për një sport që në Zvicër quhet me emrin “Hornussen”.
 
Ajo tregoi se gjatë intervistave ajo u pyet nëse prindërit e saj e kishin pranuar të dashurin e saj turk.

Yilmaz tha se familja e saj ishte e hapur dhe se asnjëherë nuk kishte qenë në xhami, ndërsa në kishë kishte shkuar disa herë.
 
Që prej daljes së këtij rasti, shoqërita civile ka bërë thirrje për reformimin e sistemit vendor për natyralizim të qytetarëve me prejardhje të huaj.

Gazeta “Tagesanzeiger”, shkruan se ky proçes ka marrë natyrë arbitrare dhe se nuk është transparent aq sa duhet.
 
Çështje me këtë lloj problematike kanë tërhequr vëmendjen e opinionit.

Rast tjetër i njohur është edhe ai i një familje kosovare në maj të vitit 2016, së cilës ju refuzuar aplikacioni për shtetësi, pasi fqinjtë e tyre ishin ankuar se ata po vishnin tepër shpesh veshje sportive dhe po shëtitnin me to në qytetin e Baselit.
 
Lehtësimi dhe reduktimi i pyetjeve në testin e nënshtetësisë zvicerane, është një favor për emigrantët, të cilët kërkojnë nënshtetësinë e vendit neutral.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi