Zvicra do të përfaqësojë
interesat e Arabisë Saudite në Iran

Zvicra do të përfaqësojë interesat e Arabisë Saudite në Iran dhe ato të Iranit në Arabinë Saudite pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, njoftoi sot Ministria zvicerane e Punëve të Jashtme.

Sipas një komunikate, “ky është rezultati kryesor i arritur nga vizita 24 orëshe e ministrit zviceran të Punëve të Jashtme, Didier Burkhalter në Riad”.

Burkhalter takoi sot mbretin Salmane të Arabisë Saudite, si dhe ministrin saudit të Punëve të Jashtme, Adel al Jubeir.

Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar sor në Riad, Juberi shpjegon se “vendi i tij pranoi që Zvicra të përfaqësojë interesat saudite në Iran, kryesisht për të ndihmuar myslimanët iranianë që të shkojnë në Arabinë Saduite për ritet e pelegrinazhit”. ATSH


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën