Gazeta e njohur zvicerane “Blick” në faqen e saj të parë në gazetën e shtypur shkroi shqip.
Arsyeja është thirrja për vaksinimin e komunitetit shqiptar që jeton në Zvicër, të cilët i ka akuzuar se po ndikojnë në rritjen e numrit të infeksioneve me COVID-19.
“Ju lutem vaksinohuni!”, iu drejtua gazeta shqiptarëve.
Në një kohë që po bëhen kërkime të shumta shkencore se nga se ka ardhur virusi, variantet e reja, pacienti zero, kjo gazetë e ka gjetur "fajtorin" për përhapjen e COVID dhe nuk nguron të hap faqen e parë me të.